A është ky personi që krijoi Facebook’un, por ia vodhi Mark Zuckerberg?

A është ky personi që krijoi Facebook’un, por ia vodhi Mark Zuckerberg?

Ceglia është në arrati që disa vite, pas akuzave federale se ai ishte përpjekur ta gënjejë Facebookun.

Tani ai është rishfaqur për të treguar pse është arratisur: dikush e dëshiron atë të vdekur, thotë ai.

Kjo histori e çuditshme filloi gjashtë vite më parë kur Ceglia ngriti një padi në Nju Jork e cila thoshte se ai kishte paguar themeluesin e Facebook, Mark Zuckerberg, që të ndërtonte një uebfaqe të ngjashme me atë çfarë më pas u bë Facebook, transmeton Gazeta Express.

Padia thotë se ata ishin pajtuar që ta ndajnë kompaninë 50-50. Ceglia pretendonte se kishte një kontratë biznesi me Zuckerberg. Por hetimet e qeverisë më pas përcaktuan se në kontratë nuk përmendej Facebook.

Ceglia u arrestua më 2012 me akuzën se kishte tentuar të vjedhë nga Facebook dhe Zuckerberg, duke përdorur dëshmi të rreme, të falsifikuara dhe të fabrikuara për të mbështetur pohimet e tij të rreme.

Më 2015, dy muaj para se të dilte në gjyq, Ceglia këputi prangat dhe u zhduk – së bashku me gruan dhe fëmijët e tij.

Edhe pse në arrati, Ceglia shpreson të ringjallë çështjen e vjetër kundër Zuckerberg dhe Facebook.

Shpërndaje në: