Është përsëri ai, RASHICA shënon gol të bukur kundër Dortmundit (Video)

Është përsëri ai, RASHICA shënon gol të bukur kundër Dortmundit (Video)

Milot Rashica ka kaluar në epërsi Werder Bremin në ndeshjen kundër Dortmundit

Werder Bremen është mysafir i Dortmundit me ndeshjen që po luhet në Signal Iduna Park dhe është e vlefshme për Kupën e Gjermanisë, raporton Periskopi.

Rashica ka kaluar Werderin në epërsi që në minutën e pestë.

Ylli i Kombëtares së Kosovës u gjend më së miri në zonën e kundërshtarit dhe shënoi një gol të bukur për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij.

Kujtojmë që Rashica po kalon momente fantastike te Werderi dhe tani është shndërruar në lojtarin kyç të skuadrës.

Dortmund-Werder 0-1, minuta e pestë. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: