“Është vdekjeprurës në situatat një kundër një”, Cambiaso lartëson Zhegrovën

“Është vdekjeprurës në situatat një kundër një”, Cambiaso lartëson Zhegrovën

Mbrojtësi i Juventusit, Andrea Cambiaso ka lavdëruar yllin e Kosovës, Edon Zhegrova në prononcimin e tij të fundit në mediat italiane.

Zhegrova bëri një transferim të madh nga Lille te Juventusi në verën e këtij viti për një shifër që mund të shkoj në 18 milionë euro me bonuse.

Minutat e tij nuk kanë qenë aq të shumtë shkaku i një lëndimi që e ka mbajtur jashtë fushave për rreth 10 muaj.

Megjithatë, me ardhjen e trajnerit Luciano Spalletti duket diçka pozitive për Zhegrovën, pasi u inkuadrua në Ligën e Kampionëve ndaj Sporting Lisbonës, ku pati disa depërtime, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Cambiasos iu kërkuar edhe një mendim për të sapoardhurit këtë vere te Juventusi dhe nuk ngurroi ta zgjedh Zhegrovën.

“Cilësia dhe profesionalizmi: kjo vlen për të gjithë. Nëse duhet të zgjedh një, atëherë do të thosha Edon Zhegrova”, ka thënë fillimisht Cambiaso për Gazzetta dello Sport.

“Ai më bëri përshtypje kur u përballëm me të në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar kundër Lille, pastaj ai konfirmoi atë që mendoja për të”.

“Spalletti ka të drejtë, ajo “zeppetta” (shpërthimi) në situata një me një është vdekjeprurës”, përfundoi mbrojtësi i Juventusit./Periskopi/

Shpërndaje në: