Eskalon Genta Ismajli: Kemi me ja…robt (Video)

Eskalon Genta Ismajli: Kemi me ja…robt (Video)

Këtë të shtunë do të jetë e ftuar në “Xing me Ermalin” këngëtarja e njohur e hiteve “E kam provuar”, “Nuk dua tjetër”, “Shake it” e shumë të tjerave.

Është pikërisht Genta Ismajli, e cila është një ndër personazhet që përflitet mjaft në showbiz dhe gjithashtu shquhet për linjat e saj trupore. Herë pas here ajo vjen me projekte të reja muzikore të cilat pëlqehen nga publiku dhe dëgjohen ngado.

Por pak më parë velina e “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthella ka postuar në “Instastorie” një video ku shfaqet së bashku me Gentën, duke njoftuar ndjekësit për surprizat e shumta që do të shfaqeshin në ekran.

“Shumë surpriza kemi me ja….. robt”, thotë Genta, të cilën e shohim të veshur me fustan të bardhë, me të cilin ka ekspozuar gjoksin.

Shpërndaje në: