Eskalon intelektuali parisien, Nezir Kraki: Gjykata Kushtetuese e ka dhunu kushtetuten për interesat e bandave politike
Nezir Kraki, deputet nga Lista Guxo ka eskaluar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se ” e ka dhunuar kushtetuten për interesat e bandave politike”.
“Gjykata kushtetuese e ka dhunu disa here kushtetuten per interesat e bandave politike.
Sot paska vendos ta dhunoje edhe veten dhe nja 2 aktgjykime qe vet i ka nxjerre”, shkroi Kraki në Facebook.
Postimi i plotë:
Gjykata kushtetuese e ka dhunu disa here kushtetuten per interesat e bandave politike.
Sot paska vendos ta dhunoje edhe veten dhe nja 2 aktgjykime qe vet i ka nxjerre.
47 faqe heren e fundit sa per ta kriju nje lloj tranzicioni nga aktgjykimi i vitit 2014 ne kete te sotit duke e masakru frymen e Kushtetutes dhe duke shpik nene e rregulla qe NUK EKZISTOJNE.
Gjykata nuk ka mision me rishkru kushtetute. Ate mund ta beje veç Kuvendi.
Normat kushtetuese nuk mund t’u pershtaten as partive as ambasadave. Ato jane aty me u respektu e Gjykata eshte aty me u siguru qe ato norma respektohen.
Gjykata Kushtetuese e urdhëron Vetëvendosjen: Albulena Haxhiu mund të jetë kandidate vetëm tre herë



