Eskalon Muja me sulme ndaj gjyqtarëve, PDK-së e LDK-së: Ka koordinim dhe orkestrim politik për arrestimin e ministrave tanë

Eskalon Muja me sulme ndaj gjyqtarëve, PDK-së e LDK-së: Ka koordinim dhe orkestrim politik për arrestimin e ministrave tanë

Deputeti i VV-së Armend Muja ka bërë akuza të rënda në drejtim të gjyqtarëve e partive politike, saktësisht ndaj PDK-së e LDK-së.

Ai ka thënë “ka koordinim dhe orkestrim politik për arrestimin e ministrave tanë.”

“LDK dorëzon kallëzime penale, ndërsa gjyqtarët e PDK-së nxjerrin vendime dhe urdhëra.” – ka shkruar ai duke thënë se ky është skenari.

Shkrimi i tij:

Skenari i njohur:

LDK dorëzon kallëzime penale, ndërsa gjyqtarët e PDK-së nxjerrin vendime dhe urdhëra.

Dita nisi me bllokadë në Kuvend dhe u shoqërua me kallëzime në Prokurori. Këta duan të rikthehen në pushtet përmes gjykatave, jo përmes qytetarëve. Por kjo nuk do të ndodhë!

Nëse nuk duan Kuvendin, atëherë le të shkojmë në zgjedhje! Mjaft është mjaft. Le të vendosin qytetarët për përbërjen e re të Kuvendit.

Shpërndaje në: