Eskalon situata në Emshir, zjarri përfshinë disa banesa

Eskalon situata në Emshir, zjarri përfshinë disa banesa

Një zjarr i madh ka përfshirë disa banesa në lagjën Emshir të Prishtinës.

Zjarri filloi fillmisht në njërën prej banesave të kësaj lagje, mirëpo më pas është përhapur edhe në banesat tjera.

Në vendngjarje reaguan menjëherë njësitë e zjarrfikësve, policisë dhe ekipet emergjente, të cilët tash e disa orë po përballen me zjarrin.

Lidhur me këtë janë deklaruar edhe nga ana e Policisë së Kosovës për Periskopin.

 

 

“Sot rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë në lagjen Emshir në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti.

VIDEO


Zjarri në Emshir vazhdon, shembet një pjesë që lidh dy ndërtesat

Zjarri është duke vazhduar ende në të dyja banesat në lagjen “Emshir” të Prishtinës, ndonëse ka filluar nga ora 20:00.

E njëjta tregoi se në vendin e ngjarjes për më shumë se tri orë kanë dalë ekipe të shumta të zjarrëfikësve, policisë, si dhe KEDS-it.

Në të dyja ndërtesat është ndërprerë edhe furnizimi me energji elektrike. Poashtu, shkaku i shpërthimit të zjarrit deri tani ende nuk dihet.

VIDEO

Zjarri në një ndërtesë në Prishtinë, policia jep detaje

Shpërndaje në: