Esma Rexhepova mbajti koncert në Stamboll

Esma Rexhepova mbajti koncert në Stamboll

Diva e muzikës ballkanike performoi këngë të pëlqyera. Ajo njihet me titullin “mbretëresha e romëve”. Artistja e cila tërhqoi vëmendje me qëndrimin dhe vallëzimet simpatike në skenë, para të pranishmëve interpretoi këngë të pëlqyera si “Djelem Djelem”, “Çaje Shukarije” dhe “Zajdi Zajdi”. Esma Rexhpova gjithashtu interpretoi edhe një elegji për të gjithë ata që kanë humbur jetën në luftëra nëpër botë.
Artistja e cila gjatë karrierës së saj ka realizuar 108 single, 20 albume dhe 6 këngë filmash, u prit me duartrokitje të ngrohta nga publiku.

Shpërndaje në: