Estonia thotë se aeroplanët luftarakë rusë shkelën hapësirën e saj ajrore

Estonia thotë se aeroplanët luftarakë rusë shkelën hapësirën e saj ajrore

Aeroplanët luftarakë rusë kanë shkelur hapësirën ajrore të Estonisë, ka bërë të ditur Ministria e Jashtme në Tallinn, duke e cilësuar incidentin si “të pacipë”.

Sipas njoftimit, tre avionë MiG-31 të Rusisë “kanë hyrë në hapësirën ajrore të Estonisë pa leje dhe kanë qëndruar aty për gjithsej 12 minuta” të premten mbi Gjirin e Finlandës.

Ministria konfirmoi se ka thirrur të ngarkuarin me punë të ambasadës ruse për t’i dorëzuar një notë proteste. Mediat estoneze raportojnë se aeroplanët rusë kishin fikur transponderët teksa fluturonin mbi hapësirën ajrore të një shteti anëtar të NATO-s.

Ushtria ruse ende nuk ka dhënë një koment publik mbi ngjarjen.

Në një deklaratë, ministri i Jashtëm i Estonisë, Margus Tsahkna, e quajti shkeljen e së premtes “precedent të pacipë”, raporton Koha,net, transmeton Periskopi.

“Testimi gjithnjë e më i shpeshtë i kufijve nga Rusia dhe rritja e agresivitetit të saj duhet të përballen me një rritje të shpejtë të presionit politik dhe ekonomik”, ka thënë Tsahkna.

Sipas tij, gjatë vitit 2025 Rusia ka shkelur hapësirën ajrore të Estonisë gjithsej katër herë.

Reagime të mëdha nxiti edhe javë më parë shkelja e hapësirës ajrore të Polonisë nga aeroplanët rusë./Periskopi

Shpërndaje në: