EURO 2020: Kosova nuk mund të ndeshet me këto dy ekipe

EURO 2020: Kosova nuk mund të ndeshet me këto dy ekipe

UEFA më herët publikoi vazot për eliminatoret e Europianit 2020.

Kosova gjendet në vazon e pestë, ndërsa është e konfirmuar që ‘Dardanët’ nuk mund të luajnë kundër Bosnjës dhe Serbisë, për arsye politike, transmeton Periskopi.

Nëse përballje të tilla caktohen gjatë shortit që mbahet më 2 dhjetor, ekipi i zgjedhur lëvizë në grupin e parë që është i lirë, sipas rendit alfabetik. Gjithë kjo do bëhet në mënyrë të kompjuetrizuar.

Related image

Por Kosova mund të përballet me Shqipërinë, e cila gjendet në vazon e katërt.

Ndeshjet e para të kualifikimeve do të zhvillohen më 22 dhe 23 mars të vitit 2019, ndërsa të fundit më 17 deri më 19 nëntor të po të njëjtit vit.

Nëse Kosova nuk arrin ta sigurojë një vend kualifikues përmes kësaj rruge, do të duhet të fitojë në ‘play-off’ të Ligës së Kombeve.

Ekipi i Bernard Challandes në gjysmëfinale do të përballet me Maqedoninë dhe në rast fitoreje, kundërshtari i mundshëm në finale do të jetë Gjeorgjia ose Bjellorusia. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: