Europa League: Fitojnë Roma dhe Tottenhami

Europa League: Fitojnë Roma dhe Tottenhami

Roma dhe Tottenhami kanë regjistruar fitore të rëndësishme, në kuadër të xhiros së katërt të grupeve në Europa League.

Roma mposhti si mysafir CFR Cluj me rezultat 2-0, falë golave nga Dabeljuh (autogol) 49′ dhe Veretout (penallti) 67′, shkruan Periskopi.

Pas kësaj fitoreje, Roma zë pozitën e parë në Grupin A me 10 pikë, tri më shumë se Young Boys në të dytin.

Në përballjen tjetër, Tottenhami demoloi 4-0 Ludogoretsin në Londër.

Golat nga Vinicius 16′, 34′, ëinks 63′ dhe Lucas 73′ ia siguruan fitoren londinezëve.

Pas kësaj fitoreje, Tottenhami grumbullon nëntë pikë dhe zë pozitën e dytë, me goldallim më të dobët por pikë të njejta me liderin, Antwerp. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: