Europa League: Kualifikohet skuadra e Valon Berishës, Lyoni befasohet nga CSKA

Europa League: Kualifikohet skuadra e Valon Berishës, Lyoni befasohet nga CSKA

Valon Berisha është më meritori pse skuadra e tij Salzburg vazhdon të mbetet në Europa League pasi në ndeshjen e parë shënoi 2 gola në fitoren 2:1 kundër Dortmundit

Ylli kosovar shënoi dy gola në takimin e parë të zhvilluar në Gjermani javën e kaluar që dolën të jenë vendimtarë, pasi ndeshja e kthimit e zhvilluar në Salzburg përfundoi baraz 0:0, shkruan Periskopi.

Lyoni u befasua nga rusët e CSKA të cilët arritën fitore të madhe në udhëtim me rezultat 2:3 dhe kalojnë tutje falë golavë të shënuar si mysafirë. /Periskopi/

Shpërndaje në: