Europa League: Nuk mjaftoi goli i Berishës, Lazio mposhtë Salzburgun (Video)
Lazio ka mposhtur Salzburgun me rezultat 4:2
Skuadra ku luan kosovari Valon Berisha është mposhtur me rezultat 4:2 nga Lazio, aty ku luan Thomas Strakosha, portieri i Kombëtares shqiptare, shkruan Periskopi.
Golat në këtë takim u shënuan nga Lulic 8′, Parolo 49′, Anderson 74′, Immobile 76′, për mysafirët shënuan Berisha 30′, Minamino 71′.
Në dy ndeshjet tjera, Atletico mposhti Sportingun me rezultat 2:0 dhe Leipzig fitoi 1:0 ndaj Marseille. /Periskopi/



