Evakuohen banorët në Malishevë për shkak të reshjeve të shiut

Evakuohen banorët në Malishevë për shkak të reshjeve të shiut

Banorët e Turjakës në komunën e Malishevës kanë filluar të evakuohen nga zonat e rrezikuara, pas reshjeve të dendura të shiut që kanë rritur nivelin e ujit në digën e lumit Mirusha.

Largimi i banorëve po bëhet për shkaqe sigurie, ndërkaq autoritetet komunale po vazhdojnë të monitorojnë situatën nga afër.

Rritja e nivelit të ujit ka ngritur shqetësime për stabilitetin e digës, prandaj banorët e zonave përreth po dërgohen në vende më të sigurta.

Autoritetet bëjnë apel për qetësi dhe bashkëpunim me ekipet e shpëtimit.

Reshjet pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditës, ndërsa IHMK-ja ka paralajmëruar për mundësi përmbytjesh në disa zona.

Shpërndaje në: