Everton përmbys rezultatin për të mposhtur Arsenalin (Video)
Everton nuk ishte favoritë sonte të fitonte edhe pse ishte në shtëpi të vet por ia arriti të mposht skuadrën e drejtuar nga Arsene Wenger.
Takimin e filloi më mirë skuadra e Arsenalit duke kontrolluar gjithçka, si me raste ashtu edhe me posedim të topit.
Goli i parë në ndeshje u shënua në minutën e 21’ nga Alexis Sanchez nga gjuajtja e lirë me ndihmën e poriterit të Everton, Marteen Stekelenburg.

Alexis Sanchez
Që nga ai moment skuadra vendase rriti volumin e lojës dhe morri kontrrollin e ndeshjës.
Sulmuesi Enner Valencia, kishte një rast shumë të mirë për të barazuar por që ia mohoi portieri i ‘topqinjëve’, Peter Cech.
Goli i barazimit erdhi në minutën e fundit të kohës së rregulltë së pjesës së parë, ku mbrojtësi Seamus Coleman u gjindë më së miri në zonën e rreptësisë ku pranoi një harkim nga Baines për rezultatin 1 me 1.

Seamus Coleman për rezultatin 1 me 1
Pjesa e dytë filloi ashtu si e para me dominim të Arsenal deri në minutën e 70’ ku tentoi disa herë përmes Sanchez e Iwobi.
Goli i fitores erdhi përsëri nga një mbrojtës kësaj radhe, ishte mbrojtësi uellsian, Ashley Williams i cili realizoi në minutën e 89’ për të përmbysur gjithçka.

Ashley Williams duke festuar golin e fitores
Arsenali me këtë humbje bënë një hap mbrapa në luftën për titull me Chelsea ndërsa Everton me këtë fitore rënditet në pozitën e shtatë me 23 pikë. /Periskopi/
https://www.youtube.com/watch?v=wfGIxNYvOfM



