Evertoni: E dëshironi Barkleyn? Paguani 50 milionë
Everton ka vendosur çmimin për mesfushorin e tyre anglez, Ross Barkley, transmeton Periskopi.
Trajneri holandez i Evertonit, Ronald Koeman kishte deklaruar se për fatin e Barkley do të vendoset të hënën që shkoi por ende për faitin e tij nuk dihet.
Sipas medieve të huaja, futbollisti i “Tre Luanëve” ka menduar largimin, por nëse dikush dëshiron ta blejë duhet paguar plotë 50 milionë funta.
Ekipi i parë që ka kërkuar shërbimet e tij është Tottenham e cila duket se është favoriti kryesor për t’i siguruar shërbimet e 23-vjeçarit. /Periskopi/



