Evra: Kur Ronaldo ju fton në shtëpinë e tij thuani ‘JO’, ja çfarë më ka bërë mua!

Evra: Kur Ronaldo ju fton në shtëpinë e tij thuani ‘JO’, ja çfarë më ka bërë mua!

Cristiano Ronaldo dhe Patrice Evra ishin bashkëlojtarë te Manchester United

Patrice Evra në një intervistë të dhënë për ‘ITV Sports’ ka zbuluar se çfarë i ka ndodhur atij kur ka pranuar që të shkojë në shtëpinë e Cristiano Ronaldos, shkruan Periskopi.

“Unë do t’i këshilloja dikujt që nëse Cristiano të fton për drekë në shtëpinë e tij, thjesht thuaj jo,” ka thënë fillimisht Evra.

“Ai tha, ‘Patrice, eja tek unë pas trajnimit’. Unë shkova, ju e dini që unë isha shumë e lodhur, dhe në tavolinë kishte vetëm sallatë dhe mish të bardhë, për të pirë kishte vetëm ujë dhe jo ndonjë lëng. Ne filluam të hanim dhe pas kësaj po prisja ndonjë mish tjetër, por nuk ishte kështu.

‘Ai sapo përfundoi drekën u ngrit dhe filloi të luante me një top, dhe tha: ‘Le të bëjmë disa lëvizje me dy prekje’.

Derisa Evra ishte i uritur Ronaldo kërkonte që të luante me top.

“Unë isha i uritur dhe doja vetëm të që të përfundoja ushqimin. Por, ai më tha ‘Jo, jo, të vazhdojmë të luajmë me dy prekje. Pas kësaj ai tha që të shkonim në pishinë për të notuar.

“Dikur i thashë, ‘Cristiano pse kemi ardhur këtu, a kemi ndeshje nesër, apo më ke ftuar për drekë?’.

“Për këtë arsye unë do t’i rekomandoj kujtdo kur Cristiano të ftojë në shtëpinë e tij, mos shkoni – thjesht sepse ky djalë është një makinë, ai nuk dëshiron të ndërpresë stërvitjet,” përfundoi mbrojtësi francez. /Periskopi/

Shpërndaje në: