Evra: Unë ende duhet t’i ushqej 24 vëllezër dhe motra (Foto/Video)
Ish anëtari i Manchester United, Patrice Evra ka deklaruar duke thënë se ai vazhdon të luajë futboll në moshën 36 vjeçare për shkak se ai duhet të ushqej 24 vëllezër dhe motra.
36-vjeçari ishte bashkuar me ish bashkëlojtarët e tij te Manchester United për të luajtur në ndeshjen e organizuar nga United për nder të Carrick.

Carrick para pak kohësh ka nënshkruar kontrëtë të re me ‘djajët e kuq’ edhe për një vit tjetër dhe Evra është i lumtur për të, transmeton Periskopi.

‘Michael Carrick është një lojtar i rëndësishëm për Manchester United dhe sa herë i kam shikuar rezultat me të kanë qenë positive’, tha Evra.
Evra u ribashkua edhe njëherë me Paul Scholes, Nemanja Vidic dhe Rio Ferdinand për të kujtuar ekipin e vitit 2008 që kishte fituar Ligën e Kampionëve.
Pas përfundimit të ndeshjes francezi tha se përjetoi shumë emocione kur u futë në stadium.

“Është thjeshtë fantastike, fillimisht falënderojë Michael Carrick që na ftoi të gjithëve në ndeshjen lamtumirëse të tij. Por ka shumë emocione, shumë ndjenja për rikthimin në dhomat e zhvezhjes, ta shohësh bossin, tifozët dhe stadiumin’, shtoi ai.

‘Është fantasike, pra për këtë duhet të t’i themi falënderit Zot që përjetuam një moment si ky. Jam shumë i lumtur dhe dëshiroj të falënderojë gjithë familjen e Carrick’, përfundoi Evra.
Evra tashmë është rikthyer në futbollin francez, në skuadrën e Maresille pas një aventure të Juventusi. /Periskopi/



