Evropianët komentojnë këngën shqiptare në Eurovision

Evropianët komentojnë këngën shqiptare në Eurovision

Këtë vit 43 shtete do të marrinë pjesë në festivalin evropian të këngës “Eurovision Song Contest”.

Në mesin e tyre është edhe Shqipëria, e cila do të përfaqësohet nga këngëtari Eugent Bushpepa me këngën “Mall”.

Menjëherë pas publikimit të këngës, kanë nisur edhe komentet e fansave evropian për këngën shqiptare në “Eurovision”, shkruan Magazina.al

Kryesisht ata kanë vën re vokalin e fuqishëm të Bushpepës, ndërsa kënga “Mall” e cila këtë vit këndohet në shqip, ka tërhequr vëmendjen edhe me gjuhën.

“Ky zë është mahnitës, më pëlqen”, thotë Chriss nga Franca.

“Kjo duket se është kënga më e fuqishme e këtij viti në Eurovision”, thotë Samanta nga Suedia, transmeton Magazina.al

“Nuk e kamë idenë se çfarë po thotë por më pëlqen kjo gjuhë”, është komenti i Arne nga Belgjika.

Kujtojmë se Eurovisioni këtë vit mbahet në Lisbon më 8,10 dhe 12 maj.

 

 

Shpërndaje në: