Exit Polli i Baton Haxhiut dhe T7: Vetëvendosje ka rënie të madhe në përqindje
Pas mbylljes së vendvotimeve janë publikuar disa Exit Polle të cilat tregojnë rezultatet e fundit të zgjedhjeve të sotme parlamentare.
Sipas Exit Pollit të gazetarit Baton Haxhiu, Vetëvendosje për dallim nga zgjedhjet e kaluara ka një rënie të madhe dhe në këto zgjedhje ka 37%.
E dyta sipas këtij Exit Polli rënditet Partia Demokratike e Kosovës me 23%.
Lidhja Demokratike e Kosovës me 20 %.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me Nisma-n dhe partnerët e koalicionit me 8%
Sipas Baton Haxhiut marzha e gabimit në këto të dhëna të Exit Pollit është 1.5%.




