FA me dënime të reja për futbollistët simulues
Federata Angleze e futbollit ka sjell një rregull të re sa i përket simulimeve të futbollistëve.
BBC raporton se FA ka konfirmuar një rregull të ri duke i dënuar edhe më rëndë lojtarët simulues në fushë.
“Lojtarët do të dënohen edhe më rëndë atëherë kur ka dëshmi dhe është e qartë se gjyqtari është mashtruar nga një akt i simulimit, dhe si rezultat i drejtpërdrejtë kur ekipit të lojtarit që ka simuluar do t’i akordohet penalti, dhe/ose kur një lojtar kundërshtar është përjashtuar nga loja”, shkruan BBC.
Lojtarët do të dënohen për shkak të simulimit deri me dy-tri ndeshje moslojë.



