Fabinho: Do të përpiqem ta bind Mbappen për t’iu bashkuar Liverpoolit
Braziliani ka zbuluar se ai do të tentojë ta bind fituesin e Kupës Botërore që t’i bashkohet Liverpoolit në të ardhmen.
Fabinho ka thënë se ai do të bëjë përpjekje që ta bind ish lojtarin e Monacos Kylian Mbappe t’i bashkohet Liverpoolit.
Mesfushori brazilian Fabinho nga skuadra e Ligue 1 Monaco ka kaluar në Liverpool për 45 milionë euro, raportoi “Goal.com”, transmeton Periskopi.
Jurgen Klopp gjithashtu ka nënshkruar me Xherdan Shaqirin dhe Alisson Becker në hapjen e afatit veror, dhe The Reds do të shohin të gjitha mundësitë për ta fituar trofeun e Premier Ligës angleze 2018/19.
“Ai (Mbappe) ka deklaruar se do të qëndrojë edhe për një sezonë në PSG, por unë do të provojë ngadalë ta bindi për të ardhur tek ne”, tha Fabinho.
“Kylian Mbappe më dërgoi një mesazh ku më uroi ardhjen time në Liverpool. Fatkeqësisht nuk kisha mundësi ta uroja atë çfarë ai bëri në Kupën Botërore”, shtoi ai.
“Ajo çfarë bëri Franca ishte fenomenale. Çfarë bëri Mbappe për këto dy vite në futbollin profesional është e mrekullueshme. Ai është një fenomen dhe unë do ta uroj, shumë shpejtë që do ta kem mundësinë”./Periskopi/



