Fabinho është gati për Premier League
Transferi i ri i Liverpool, Fabinho thotë se është gati të startuar në klubin e tij të ri.
Fabinho u transferua te Liverpool nga AS Monaco dje për një shume prej 50 milion euro.
Ai ka thënë për liverpoolfc.com : “Unë besoj, se unë jam një lojtar që mund ta organizojë lojën mirë për ekipin tim. Unë luaj me shumë intensitet dhe jam mjaft i saktë në asistet e mija. Për fat të keq, herë pas here marr disa kartona të verdhë por unë mendoj se nuk do të jetë problem këtu”.
“Shpresojmë se nuk do të kem asnjë vështirësi në përshtatjen me këtë lloj futbolli. E di që lloji i futbollit këtu është mjaft intensive dhe fizik, por mendoj se kam marrë disa nga ato duke luajtur në Francë dhe shpresoj se nuk do të ketë ndonjë problem për t’u përshtatur me këtë ligë “shto ndër tjerash Fabinho.
Fabinho pranon mundësinë për të punuar me Jurgen Klopp ishte njëra ndër arsyeje se pse iu bashkua Liverpoolit
Ai gjithashtu ka thënë: “Menaxheri ka thënë se dëshiron të punojë me lojtarë të mëdhenj. Unë jam ende i ri, kështu që kam shumë për të mësuar në futboll dhe me Klopun do të kem mundësinë të vazhdoj të rrite, dhe të vazhdoj të mësoj”.
Fabinho së bashku me Keitan do të formojnë një dyshe të pathyeshme te skuadra e Liverpoolit e cila duket se do të jëtë një skuadër mjaftë e fortë për rivalët e tjerë në Angli sezonin e ardhshëm./KosovaPress/



