Fabinho zbulon arsyen pse zgjodhi Liverpoolin para Manchester Unitedit

Fabinho zbulon arsyen pse zgjodhi Liverpoolin para Manchester Unitedit

Fabinho u transferua te Liverpool për shumën prej 39 milionë euro

Liverpooli zyrtarizoi blerjen e mesfushorit brazilian ditë më parë, ndërsa nga sezoni i ri mesfusha e skuadrës angleze do të jetë ndryshe, shkruan Periskopi.

Interesim për Fabinhon kishte shfaqur edhe Manchester United, por Liverpooli ne qetësi e solli në ‘Anfield’ Fabinhon.

Imazh i ngjashëm

“Kjo është ajo që gjithmonë dëshiroja, të luaj në një skuadër gjigante,” ka thënë fillimisht ish-ylli i Monacos.

“Liverpooli u interesua për mua më herët. Kjo ishte shumë e rëndësishme sepse e ndjeja që ky klub më dëshironte mua. Më pas unë fillova të dija më shumë për qytetin e Liverpoolit.

Fabinho ka thënë se ish-lojtarët e Liverpoolit kishin ndikim në zgjedhjen e tij.

“Gjithashtu, shumë lotjarë që kanë luajtur këtu kanë thënë vetëm gjëra të mira për këtë klub. Kjo ishte shumë pozitive për mua dhe më ndihmoj të marrë vendimin,” përfundoi Fabinho. /Periskopi/

Shpërndaje në: