Fabio Capello shokon me deklaratë për Ronaldon (Foto)
Ish menaxheri i Real Madridit, Fabio Capello ka thënë se sulmuesi brazilian, Ronaldo ka qenë futbollisti më i vështirë për t’u menaxhuar.
Dyshja kanë punuar bashkë tek Real Madridi, por Ronaldo kishte probleme me lëndime, kryesisht me gju.

Përderisa nuk foli mirë për fitnesin e Ronaldos, italiani pohoi se sulmuesi ka qenë futbollisti më i talentuar që ai ka takuar ndonjëherë.
Capello është pensionuar zyrtarisht si menaxher dhe skuadra e fundit që ai menaxhoi ishte Rusia. /Periskopi



