Fabregas shokon miqët e tij dhe Chelsea me skuadrën e re
Besiktasi e kërkon me ngulm mesfushorin spanjoll Cesc Fabregas, i cili po vuan nën urdhrat e Antonio Contes.
Sipas gazetës turke “Aksam”, zyrtarët e Besiktasit janë në Londër, ku po tentojnë marrëveshjen me Chelsean, përcjellë “lajmi.net”.
Besiktasi është gati ta bëjë 29-vjeçarin futbollistin më të paguar në Turqi.
Mbetet të shihet nëse do të arrihet marrëveshja mes klubeve për një nga transferimet më befasuese të verës 2017.



