Facebook arrinë marrëveshje për transmetimin e La Ligas
La Liga ka lëshuar një deklaratë ku pohohet se një grumbull e ndeshjeve do të jenë të gatshme për tu parë pa pagesë, drejtpërdrejtë në platformën mediale sociale.
Gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit u transmetuan drejtpërdrejtë në Facebook dhe tani është bërë e ditur se edhe disa ndeshje nga liga spanjolle do të transmetohen.
Ndeshja e parë e cila do të transmetohet është ajo e natës së sontme, ku do të takohen Granada dhe Real Betis, me fillim nga ora 20:45. /Periskopi.com



