Facebook-u ia suspendon faqen Netanyahut shkaku i “gjuhës së urrejtjes”
Facebook-u e ka dënuar faqen zyrtare të Benjamin Netanyahut, kryeministrit të Izraelit, pasi iu bëri thirrje votuesve të kundërshtojnë një qeveri të përbërë nga “arabë që duan të na shkatërrojnë të gjithëve – gra, fëmijë dhe burra.”
Kompania Facebook tha se postimi shkilte politikën e saj të gjuhës së urrejtjes. Facebook-u menjëherë i ndaloi Netanyahut të bënte bisedë me njerëz për 24 orë, shkruan Indepedent, përkthen Periskopi.
Kryeministri izraelit ka mohuar se e kishte shkruar postimin.
Në një intervistë në radio, znj.Netanyahu ka lënë të nënkuptohet se një pjesëtar i stafit të tij kishte gabuar.
Presidenti i ekstremit të djathtë po bën fushatë që të rimarrë detyrën e tij në zgjedhjet e javës së ardhshme. /Periskopi



