“Fadil, kjo është edhe për ty”- Memli Krasniqi kujton fillimet e Kosovës në futboll
Ish kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka publikuar një mesazh emocionues në prag të ndeshjes së rëndësishme me Turqinë, duke rikujtuar rrugëtimin e futbollit kosovar nga hapat e parë deri te ëndrra e madhe për të ardhmen.
Krasniqi ka ndarë një fotografi të realizuar pak ditë para ndeshjes së parë zyrtare miqësore të Kosovës në vitin 2014. Në postimin e tij, ai kujton dy figurat që, sipas tij, i dhanë drejtim këtij rrugëtimi – ata që hapën dyert e botës për Kosovën dhe që i dhanë shpirt e drejtim futbollit kosovar.
“Çfarë krenarie që punuam bashkë për futbollin dhe futbollistët tanë”, ka shkruar Krasniqi.
Ai thekson se sonte, 12 vite më vonë, Kosova po luan për një kapitull tjetër historie dhe për një ëndërr të madhe. Sipas tij, në stadiumin që mban emrin e legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri, futbollistët e Kosovës zbresin në fushë për një mision të shenjtë dhe për një ëndërr që dikur dukej e pamundur.
Krasniqi ia ka kushtuar këtë moment edhe ish-presidentit të FFK, Fadil Vokrrit, duke theksuar se vizioni dhe besimi i tij vazhdojnë të jetojnë në sukseset dhe ëndrrat e futbollit kosovar.
“Fadil, kjo është edhe për ty. Për vizionin tënd.



