Fadil Vokrri: E dua këtë trajner në stolin e Kosovës!
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri zbuloi se është në kontakt me Safet Susic për të drejtuar Përfaqësuesën e Kosovës.
Vokrri nuk ka dyshime mbi aftësitë dhe cilësitë e Susis.
“Dua ta shoh atë në stolin tonë. Nuk kam nevojë të shpenzoj fjalë për cilësitë e tij të stërvitjes dhe lojërat e tij” , tha Vokrri për tabloidin ‘Telegraph’ , por shtoi se ka një pengesë.
“Ne jemi të hapur për bashkëpunim dhe problemi i vetëm është kontrata e tij me Alanyaspor” , përfundoi Vokrri.




