Fadil Vokrri sqaron pozicionin për futbollistët që i ‘grabit’ Federata Shqiptare e Futbollit

Fadil Vokrri sqaron pozicionin për futbollistët që i ‘grabit’ Federata Shqiptare e Futbollit

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, në konferencën për media ku u bë prezantimi i selektorit të ri të Kosovës, foli edhe për marrëdhëniet me FSHF-në dhe paralajmërimin e FFK ka bërë që ti drejtohet komisioneve ligjore në FIFA.

Vokrri ka thënë “se sa i përket çështjes së lojtarëve që kanë të drejtë loje për Kosovën dhe që i ka ftuar Shqipëria, që nga java e ardhshme do të vihemi në lëvizje edhe unë edhe Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, por edhe komisionet dhe njerëzit tanë dhe do ta definojmë këtë çështje sa më shpejt. Besoj që brenda ditëve do ta zgjidhim përfundimisht”.

Federata Shqiptare e Futbollit dhe Federata e Futbollit e Kosovës ka kojë që janë në një luftë speciale për rekrutimin e lojtarëve me prejardhje nga Kosova, që janë rritur në Evropë që mund të luajnë për Kosovën, por që ndërkohë pajisen me pasaporta shqiptare dhe më pas e fitojnë të drejtën e lojës për të dyja kombëtaret.

Shpërndaje në: