Familja e Bin Laden pronarë të klubit të Premier League

Familja e Bin Laden pronarë të klubit të Premier League

Ditë më parë ekipi anglez, Sheffoeld United ndërroi pronar, duke kaluar në pronësi të Princit të Arabisë Saudite, Abdullah bin Mosaad, që fitoi gjyqin ndaj ish-pronarin McCabe, pasi marrëveshja e tyre për partneritet në biznes u prish.

Pas kësaj ngjarjeje, pronari i ri i klubit të Premier League tha se është i gatshëm të negociojë me familjen Bin Laden, teksa zërat e fundit thonë se një anëtar i familjes se famshme irakiane ka kërkuan të investoje tek klubi anglez.

“Çdo familje mund të këtë një person të keq, por ata janë një familje shumë e respektuar. Nuk kemi bërë biznes me ata në të shkuarën po do të isha i lumtur për të bërë tani.

“Kur shoh që familjen Bin Laden e gjykojnë si një emër të ndyrë, unë ofendohem me të vërtetë”, tha pronari i Sheffield.

Familja në fjalë u bë e njohur nga Osama Bin Laden, i cili ishte kreu i grupit terrorist al-Qaida dhe realizoi një sërë sulmesh ndaj shtetit amerikan.

Shpërndaje në: