Familja e Moratas arrin në Madrid
Familja e Moratas ka udhëtuar në Madrid, përderisa sulmuesi pritet që ta finalizojë transferimin e tij tek Atletico.
Nënshkrimi i Alvaro Moratas në Atletico Madrid po ofrohet gjithnjë e më afër derisa kjo është konfirmuar edhe me arritjen në kryeqytetin spanjoll të familjes së tij.
Gruaja e tij, Alice Campello ka ateruar nga Londra në Madrid të dielën në mbrëmje me dy fëmijët e tyre para se Morata të zyrtarizohet në skuadrën e re këtë javë; me Diego Simeonen që mund ti jep debutimin spanjollit kundër Getafes këtë të shtunë, përcjell Periskopi.

Atletico janë në fund të marrëveshjes definitive për sulmuesin e Chelsea, kurse avokatët e klubit tashmë i kanë përgatitur dokumentet e nevojshme për të siguruar që transferi të kryhet sa më shpejt që është e mundur.
Sa më shpejt që Nikola Kalinic do të largohet nga skuadra, Kalimi i Moratas në Atletico do të bëhet realitet./Periskopi/



