“Familja ishte në gjumë kur ndodhi zjarri”, detaje nga tragjedia në Prizren ku vdiq 1 vjeçari
Detaje të reja kanë dalë në dritë rreth rastit tragjik në Prizren, ku si pasojë e djegies së një shtëpie banimi humbi jetën një 1-vjeçar, dhe tre fëmijë të tjerë të moshave 4, 6 dhe 10 vjeç, u shpëtuan.
Sipas Spitalit të Përgjithshëm, tre fëmijët janë në gjendje stabile.
Në emisionin “Kosova Today”, avokati Gent Gjini tha se në momentin kritik, familja ishte në gjumë.
Po ashtu ai ngriti dyshimet se zjarri mund të ketë shpërthyer si pasojë e reduktimeve të rrymës.
“Nuk dua të aludoj asgjë, por reduktimet e shpeshta të rrymës mund ta kenë çuar deri në këtë situatë që kjo shtëpi të digjet. Rezultatet duhet t’i presim nga Prokuroria për të gjetur fajtorin kryesor”, tha Gjini.
“Rasti ka ndodhur 10:00 në mëngjes, dhe familja ka qenë në gjumë. Ka qenë një shtëpi e vjetër banimi, dhe duhet kuptuar statusi i kësaj familje, sepse në atë shtëpi të vjetër a mund të jenë skamnorët”, tha avokati./Periskopi/



