Familja po i përgatiste varrimin: 81 vjeçarja kthehet nga vdekja dhe trondit spitalin
Një pensioniste është kthyer nga të vdekurit pas një nate të kaluar në morgun e një spitali.
Zinaida Kononova, 81 vjeçare, ishte deklaruar e vdekur pas një operacioni që nuk ishte kryer me sukes në Rusi.
Familja e saj ishte njoftuar për vdekjen dhe kishte nisur të përgatiste varrimin, shkruan Mirror, përkthen Periskopi.
Ajo ishte dërguar në morgun e spitalit të distriktit qendror të Gorshechenskyt në ora 1.10 të mëngjesit më 14 gusht.
Gati 7 orë më vonë, rreth orës 8 të mëngjesit, një punëtore e morgut “përjetoi tronditjen e jetës” kur zbuloi se gjyshja e dërguar në morg ishte shtrirë në dysheme.
Gruaja kishte rënë derisa po provonte të ngjitej nga tavolina e morgut dhe të ikte prej aty.
Një shofer ambulance kishte dëgjuar britmën e punëtores dhe ishte futur në ndërtesë.
Ai tregoi se sa e “frikësuar” kishte qenë punëtorja e morgut derisa i thoshte të moshuarës: “Gjyshe, qëndro aty, gjyshe, qetësohu.”
Ky shofer kishte menduar që punëtorja e morgut ishte çmendur – e se po fliste me të vdekurit. Por, më pas ai pa se si pensionerja e kishte kapur dorën e gruas duke kërkuar ndihmë.
Zineida më pas ishte mbështjellur me qebe dhe ishte dërguar në kujdesin intenziv. /Periskopi



