Familjarët akuzojnë policinë për vdekjen e 19 vjeçarit
Rrethojat e shkollës thuhet se u bënë shkak i vdekjes së një 19 vjeçari nga Prizreni.
Besim KRABAj, nga paniku kur kishte parë policinë të jetë futur në oborrin e shkllës Lekë Dukagjini, në kërkim të lëndëve të lehta të narkotikëve, tentoi t’i kalojë pengesat. Në përpjekje për ta bërë këtë, ai u rrëzua me shpinë, dhe për pasojë, mbeti i palëvizshëm.
Familja e të riut po pretendon se djali i tyre u keqtrajtua nga policia, edhe pse ishte i lënduar. Besim Krabaj vdiq më 8 korrik.



