Familjari i pacientit sulmon mjekun në QKUK

Familjari i pacientit sulmon mjekun në QKUK

Në emergjencën e QKUK-së sot gjatë ditës u sulmua fizikisht një mjek. Sipas një kumtese nga ky institucion shendetësor, mjeku është sulmuar nga familjari i një pacienti duke mos dhënë më shumë detaje.

Mirëpo, Klan Kosovës i ka shkruajtur personi që është përleshur me mjekun për të dhënë versionin e tij të ngjarjes.

Ai ka thënë se e kishte dërguar babain e tij pasi kishte pësuar një lëndim që i ka shkaktuar gjakderdhje të madhe. Ky pretendon se edhe pas 20 minuta pritje asnjë mjek nuk e kishte marrë për trajtim.

Sipas tij, aty pari kishte kaluar një doktor duke biseduar me dikë në telefon, të cilin e kishte ndalur dhe i ka thënë se më i rëndësishëm është pacienti se sa telefonata por ai e kishte shpërfillur.

Shpërndaje në: