Fanellat e kombëtares kuqezi për Botërorin Rusi 2018 – shqiponja i lë vendin rombeve

Fanellat e kombëtares kuqezi për Botërorin Rusi 2018 – shqiponja i lë vendin rombeve

Në shtator, kombëtarja shqiptare do të nisë rrugëtimin në kualifikueset e Botërorit “Rusi 2018”. Përballë Maqedonisë, kuqezinjtë do të dalin në fushë me një fanellë të re.

Top Channel ka mësuar se uniformat e reja të ideuara nga kompania “Macron” do të ketë disa ndryshime me ato që u përdorën në Europian. Siç shihet edhe në foto, në fanellën e re shqiponja ia ka lënë vendin disa rombeve, ndërkohë që stema e FSHF-së do të jetë në qendër të fanellës.

Fanella e parë do të jetë e kuqja, ndërkohë që me fanellën e bardhë apo me atë të zezë, përfaqësuesja jonë do të luajë si mysafire. Si model është marrë fanella kroate, pasi konsiderohet me dizajnin më të bukur.

Në kualifikueset e “Rusi 2018”, Shqipëria e De Biasit është në një grup me Italinë, Spanjën, Maqedoninë, Izraelin dhe Lihtenshtajnin.

 

Shpërndaje në: