Fansat e Arsenalit godasin keq Wengerin, ja çfarë kanë bërë (Foto)

Fansat e Arsenalit godasin keq Wengerin, ja çfarë kanë bërë (Foto)

Në humbjen prej 3-1 ndaj WBA-së fansat kishin shpalosur banerin “S’ka kontratë, Wengeri jashtë”, shkruan Goal.

Kurse në protestat e më hershme fansat thoshin se “Arsene, vendi i katërt nuk është trofe”, transmeton Koha.net.

Image

 

Kurse për ndeshjen e sotme ndaj Cityt, fansat do të vendosin një kamion jashtë “Emirates”, në të cilën janë fjalët e thëna nga shefi ekzekutiv Ivan Gazidis.

Image

 

“Arsene është përgjegjës për fansat. Në fund të fundit ata bëjnë gjykimin. Nëse jeni duke e parë që marrëdhëniet ndërmjet fansave dhe menaxherit prishen me kalimin e kohës, atëherë kjo është e paqëndrueshme”, kishte thënë Gazidis më 2011. Dhe kësaj i shtohet edhe pjesa tjetër, “20 vjet në Evropë dhe ende në pritje”.

Arsenali momentalisht është në vendin e gjashtë në Premier Ligë, 19 pikë prapa liderit Chelsea, por ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Shpërndaje në: