Fansat e kritikojnë Kimin, e quajnë nënë të pakujdesshme (Foto)
Një foto që Kim Kardashian ka postuar në rrjete sociale, duket se nuk u ka pëlqyer ndjekësve të saj.
Vogëlushi Saint është shfaqej i ulur në sediljen e tij personale në makinë por duket se ky pozicion i vendosjes së sediljes për disa nëna nuk është i duhuri.
Komentuesit e kanë kritikuar Kim-in duke i komentuar se sedilja e një fëmije në fakt duhet vendosur me shpinë me sediljen e pasagjerit dhe shoferit dhe jo përballë.
“Sapo lexova që deri në moshën 4-vjeçare është më e sigurt që fëmija të ulet mbrapa përballë. Si nëna duhet ta mbështesim njëra-tjetrën dhe jo ta kritikojmë.”, shprehet një komentuese.





