Fansat zviceranë shkojnë me traktor në Rusi për ndeshjen e sontme (Foto)
Disa fansa zviceranë kanë kaluar 2,000 kilometra rrugë me traktor për të shkuar në Rusi për ndeshjen e sontme mes Zvicrës dhe Serbisë, shkruan dailymail, transmeton Periskopi.
“Kemi kaluar shumë mirë dhe me traktor nuk kemi pasur ndonjë problem. Jam nisur me dy shokë. Ndonjëherë më duhej t’i qortoja sepse sjelleshin si fëmijë”, ka thënë një nga fansat e ekipit të Zvicrës.
Ndryshe, një nga ndeshjet më interesante, zhvillohet sonte në Rusi mes Zvicrës dhe Serbosë, duke filluar nga ora 8./Periskopi/






