Fansi e pyet a është mysliman, shikojeni si i përgjigjet Noizy (Foto)
Ai është shumë aktiv me projekte të reja muzikore dhe koncerte në vende të ndryshme të botës, shkruan lajmi.net.
Reperi është përfshirë në një debat me fansat e tij, të cilët e pyesnin atë se cilit besim fetar i takoon ai.
“Jam njeri. Të pyesësh për fenë është si të pyesësh a ke shkollë. Për fat të keq shkollë nuk kam dhe aq shumë por mësova nga jeta disa rregulla të forta të cilat vazhdoj i zbatoj pa shkollë. Mos doje të thoje a besoj në zot, në zot po, por nuk jam me skuadra e majtë e djathtë. Jam OTR”, ka shkruar Noizy në përgjigjen e tij.
Por, pasi fansi e pyeti direkt nëse është mysliman apo i krishterë, përgjigja e reperit ishte “Jam njeri”, duke lënë në pikëpyetje çështjen se cilit besim i takon.







