Fassone: Nuk do të pranojmë oferta 20 milionëshe për Donnarumman

Fassone: Nuk do të pranojmë oferta 20 milionëshe për Donnarumman

Drejtori i Milanit, Marco Fassone, ka dalur me një deklaratë në lidhje me rastin e Gianluigi Donnarummas.

Donnarumma ka shokuar të gjithë me vendimin e tij për të refuzuar kontratën e re të skuadrës rosonero.

Sipas Fassone-s, Milani nuk do të heq dorë lehtë nga portieri i tyre, duke bërë të ditur se nuk do të pranojë as ofertat me shuma marramendëse.

“Ne nuk kemi nevojë për lëmoshë, ne nuk do të pranojmë oferta 20 milionëshe për Donnarumman”, deklaroi Fassone, transmeton Periskopi.

“Ai do të mbetet këtu dhe edicionin e ardhshëm do të largohet si lojtar i lirë nëse ne nuk marrim ofertën e duhur”, ka shtuar Fassone, përcjell lajmi.net.

Për Donnarumman interesim të madh po shpreh Real Madridi. /Periskopi/

Shpërndaje në: