Fati i “buzëqesh” Napolit, e mposht Genoan në frymën e fundit

Fati i “buzëqesh” Napolit, e mposht Genoan në frymën e fundit

Napoli ka arritur një fitore të vështirë në Serie A.

Kampionët e Italisë, e mposhtën Genoan me rezultat 2-3 në “Luigi Ferraris”.

Në ndeshje pati paraqitje të mirë edhe kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani i cili dhuroi një asist, raporton Indeksonline, transmeton Periskopi.

Golat u realizuan nga McTominay dhe Hojlund (2 gola), ndërsa për Genoan shënoi Malinovskyi dhe Colombo.

Me këtë fitore, Napoli mbetet në pozitën e 3-të me 49 pikë, ndërsa Genoa e 16-ta me 23 pikë./Periskopi/

Shpërndaje në: