Fatih Terim te Kosova? Vokrri sqaron situatën e trajnerit të ri
Ish trajneri i Sllovenisë, Srecko Katanec dhe Fatih Terim, ish trajner i Turqisë janë emrat më të përfolur për zëvendësimin e Albert Bunjakut.
Terim njihet si mik i madh i futbollit tonë.
Por, i pari i futbollit kosovar ka mohuar zërat.
“Jo, nuk ka ende asgjë, nuk kemi biseduar me askë deri më tani, e as me emrat që po fliten”, tha Vokrri për GazetaOlle.com.
“Kemi ende kohë dhe nuk do të ngutemi”, ka shtuar ai.
Kosovën në ndeshjen miqësore të 13 nëntorit me Letoninë, pritet ta drejtojë Muharrem Sahiti, ndihmës trajner i Bunjakut.
Vokrri ka thënë se trajnerin e ri do ta emërojnë para Vitit të Ri.





