Fatmir Limaj arrin në Shkup, pritet nga Ali Ahmeti

Fatmir Limaj arrin në Shkup, pritet nga Ali Ahmeti

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, i njohur si Komandant “Çeliku”, ka mbërritur sot në Shkup, ku pritet të marrë pjesë në protestën e paralajmëruar për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së.

Limaj është pritur nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ndërsa në qytet kanë nisur të grumbullohen qytetarë dhe veprimtarë nga trevat shqiptare për të marrë pjesë në këtë tubim me moton “Drejtësi për çlirimtarët”.

Protesta pritet të fillojë së shpejti, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive dhe respektim të rregullave për një tubim paqësor.

Shpërndaje në: