Fatmir Spahiu me fjalë të mëdha për Mc Kreshën
Duket se aktori i njohur Fatmir Spahiu ka simpati të veçantë ndaj reperit të mirënjohur Mc Kresha.
Një gjë të tillë e ka dëshmuar përmes postimit të tij të fundit në Instagram.
Ai ka publikuar një selfie bashkë me Kreshën mbi të cilën ka shkruar: Sa here e takoj Kreshen ma ndreq diten, pasionant per punen e vet si kur ka fillu ne diten e tij te pare! Star pernime!
Ndryshe, kujtojmë se kënga e fundit nga Kresha është “Ikim” në bashkëpunim me Bletën.




