Faton Abdullahu: Udhëzues për nxënës si t’i çojnë në r.s. ata të Gjykatës Speciale

Faton Abdullahu: Udhëzues për nxënës si t’i çojnë në r.s. ata të Gjykatës Speciale

Zyrtari i PDK-së, Faton Abdullahu, ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas ligjëratës së përfaqësuesve të Gjykatës Speciale në gjimnazin “Xhevdet Doda”, duke shprehur kundërshtim të ashpër ndaj pranisë së saj në shkollat e Kosovës, shkruan Periskopi.

“Udhëzues për nxënës si t’i qojnë në R.S. ata të Gjykatës Speciale. Psh mund të furnizohen me ve (të sigurohen që janë të prishura) dhe t’i gjuajnë me to.Në të parë më është dukur e pabesueshme që dikush me sherr dhe direktiva nga Gjykata Speciale të shkoj në shkollat tona dhe tu flas nxënësve për luftën e fundit, pra atë të UÇK-së.”, ka shkruar Abdullahu.

Ai ka thënë se mënyra se si është trajtuar tema e UÇK-së para nxënësve ka qenë absurde dhe propagandistike.

“Mandej më është dukur absurde që t’u flitet ashtu sikundër është folur me nxënësit e shkollës Xhevdet Doda për UÇK-në. Atëherë çfarë duhet të bëjnë nxënësit të ndodhur para një situate edhe absurde edhe propagandiste? Të rijnë të qetë dhe të dëgjojnë se çfarë po ju thotë atyre kjo Gjykatë politike për historinë e lavdishme të kombit të tyre. ”, thuhet në postim.

Shpërndaje në: