Faton Peci që dy orë brenda Prokurorisë Speciale
Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, gjendet aktualisht në Prokurorinë Speciale të Kosovës.
Sipas informacioneve, Peci gjendet brenda objektit të organit më të lartë të akuzës në Kosovë që nga ora 09:30 në mëngjes. Ende nuk dihet nëse ai është duke u intervistuar atje, raporton VOX Kosova, transmeton Periskopi.



