FAZ’it iu kërkua të distancohet nga gjuha ndaj Osmanit, Martens reagon: Përpjekjet për të më hequr nga puna do të dështojnë

FAZ’it iu kërkua të distancohet nga gjuha ndaj Osmanit, Martens reagon: Përpjekjet për të më hequr nga puna do të dështojnë

Michael Martens, gazetari i Frankfurter Allgemeine Zeitung, gazetës së njohur gjermane, u është përgjigjur kritikuesve pasi në një postim më herët tha se presidentja e Kosovës Vjosa Osmani po bënte prostitucion intelektual vetë poshtërues duke promovuar në ven një dokumentar për Melania Trump, bashkëshorten e presidentit amerikan, Donald Trump.

Martens i është përgjigjur Jasmin Mujanovicit, i cili kërkoi që FAZ të distancohet nga komentet e gazetarit.

“Disa “fluska bore” ende nuk e kanë kuptuar se vitet 2010 kanë marrë fund. Përpjekjet për t’i censuruar ose larguar nga puna njerëzit për mendime legjitime do të dështojnë”, shkroi ai.

Gazetari gjerman përsëriti komentin e tij.

“Prandaj, le ta përsërisim: afrimi me banditët e Trumpit, kur është i shmangshëm (dhe në këtë rast ishte i shmangshëm), është vërtet prostitucion intelektual”.

Gazetari i gazetës prestigjioze gjermane “FAZ” me gjuhë të rëndë ndaj Presidentes Osmani, shkak Melania Trump

 

Shpërndaje në: